Artan Hoxha: Meta ka detyrimin të sqarojë paralajmërimet e bëra! Ja çfarë synon Rama me Komisionin Hetimor

11 Shtator 2019, 21:42

Gazetari i Report Tv Artan Hoxha tha në studion e Reporlitix se presidenti ka detyrim të thotë se kush ia ka dhënë informacionin për djegien e Kuvendit.

"Presidenti ka një detyrim të na thotë se çfarë informacioni ka patur dhe kush e ka sjellë. Parandalimi nuk e bën dot duke shtyrë zgjedhjet por duke vënë në lëvizje agjencitë ligjzbatuese. Ai la të kuptohej se informacioni i ka ardhur nga shërbimi sekret. Kush donte t'i vinte zjarrit Shqipërisë. Ai sot ka detyrimin të na sqarojë. Më paralajmërimin e tij ai na bëri të mendojmë se me datë 30 do kishte luftë. Edi Ramës nuk do që ta shkarkojë Ilir Metën, por do që ta turpërojë", tha Artan Hoxha.