Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaron se është mbyllur regjistrimi fillestar për 248 pasuri të paluajtshme në fshatin Gjilekë të Himarës. Sipas tij, banorët e këtij fshati që prej vitit 1994 nuk kishin mundur të regjistronin në Hipotekë, tokën e përfituar nga ligji 7501. Tani me dokumentin e pronësisë, banorët e Gjilekës mund ta shesin apo të ndërtojnë në tokën e tyre