Arti që na bashkon! Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës kërcejnë nga shtëpia valle të Shqipërisë së Mesme

13 Prill 2020, 10:21

Në ditët e distancimit social, ka qenë arti ai që i ka bashkuar njerëzit.

Këngët, valet, piktura, recitimi, kanë mbajtur të bashkuar të gjithë shqiptarët me njëri tjetrin, por edhe të gjithë kombet.

Edhe fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës kanë zgjedhur të vijnë vazhdimisht me video në rrjetet sociale duke kënduar e kërcyer, si një mënyrë për të mbajtur shpresat gjallë, se ditë më të mira do të vijnë për të gjithë.

Këtë herë, do të jetë një valle e Shqipërisë së Mesme që ata do të performojnë nga shtëpitë e tyre.