Arti terapi e shpirtit! Personazhe të njohur vijnë me sugjerime: Lexoni dhe dëgjoni muzikë të mirë

8 Prill 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-08 14:53:43

“Të gjithë bashkë do ia dalim!” Kjo është thirrja që ka kumbuar vazhdimisht nga artistë, njerëz të njohur, të botës së televizionit, por jo vetëm.

Ka qenë shpresa për ditë më të mira, shpresa se ndërgjegjësimi do të pakësonte rrezikun nga Covid-19 ajo që ka mbizotëuar gjatë këtyre ditëve mga ata, të cilët artin e kanë sjellë nga shtëpitë e tyre, drejt tonave nëpërmjet rrugëve të zemrës.

Nuk kanë qenë të paktë ata artistë që na kanë argëtuar në rrjetet sociale, kanë sjellë kinemanë, teatrin, operan, sallat e koncerteve në ekranet e vogla të celularëve tanë.