Artistët 'bashkohen' njëzëri: Janë kohëra të vështira, por bashkë do ia dalim!

2 Prill 2020, 13:05

Ndonëse numri i personave të prekur me koronavirus po rritet, gjithashtu numri i personave të shëruar nga Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 76. Ky lajm i mirë duhet të na japë shpresë ndaj siç thonë artiatët duhet të shohim 'gotën gjysmë plot'. 

Shpresëdhënës dhe optimistë për qëndrimin në shtëpi, ata thonë se kjo situatë e vështirë do të kalojë nëse do të jemi të gjithë bashkë. Artistët Hysni Klinaku, Selami Kolonja, por edhe të tjerë këndojnë këngën “Në shtëpinë tonë” të Vaçe Zelës kompozuar nga Aleksandër Peçi. Kësaj here kanë bërë pjesë të videomesazhit të realizuar nga shtëpitë dhe familjarë dhe miq të tyre.