Artisti-intelektual, por edhe njeriu i rrallë Gjergj Vlashi nuk do të jetë më midis nesh fizikisht. Një ditë pas vdekjes, artistët durrsakë me të cilët ka bashkëpunuar gjatë jetës artistike regjisori, përkthyesi edhe skenaristi Gjergj Vlashi (1928-2020), rrëfejnë kujtimet me të.
“Estrada e Durrësit, ka qendër një ndër më të mirat në Republikë, Në të gjitha takimet kombëtare ne jemi vlerësuar me çmimet të parë. E gjithë kjo ka qenë meritë e Gjergj Vlashit, se ishte njeri me shumë kulturë, shkruante edhe merrte materiale nga autorë të tjerë. të gjithëve na trajtonte në mënyrë të barabartë”, thotë aktorja Aishe Stari.
