Artistët: Jemi për një mision të përbashkët! Këndojnë dhe japin mesazhe sensibilizuese

30 Mars 2020, 13:20

Në emër të jetës, muzika është ajo që po tingëllon melodia më shpresëdhënëse në këto ditë të vështira, jo vetëm për popullin shqiptar por të gjithë botën.

Në një kohë kur në Shqipëri, numri i të infektuarve me koronavirus ka arritur shifrën mbi 200, duke zgjeruar edhe hartën e qyteteve të prekura, artistët vijojnë të mbajnë peshë shpresën për ditë më të bukura.Në emër të jetës, ata japin mesazhet e tyre duke dhuruar art vazhdimisht edhe nga karantina.