Artistët mesazhe optimiste me art nga shtëpia: Do t’ia dalim, qëndroni në shtëpi

29 Mars 2020, 12:33

Brenda edhe jashtë vendit, artistët shqiptarë këto ditë gjenden të vetizoluar. Megjithatë, ata nuk reshtin që të sjellin me artin e tyre për publikun në shtëpi, nota optimiste. Nuk mungojnë këngët, poezitë apo edhe ariet më të njohura botërore, që këto ditë artistët tanë i sjellin në rrjete sociale, por edhe për “ReportTV”.

Arlinda Morava nga Bukureshti i Rumanisë, Besa dhe Elhaida Dani nga Franca, por edhe artistët si Besmir Sulaj, Lirza Zaloshnja apo Merita Çoçoli nga Shqipëria bëjnë thirrje që në këto momente të vështira shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi.