Artistët nga Tedi Papavrami tek Rame Lahaj mesazhe, këngë edhe muzikë klasike nga shtëpia, tenori këndon “O vendi im”

20 Mars 2020, 12:42

Gjatë kësaj periudhë që shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre për t’u kujdes më shumë ndaj COVID-19, artistët me artin e tyre, përcjellin mesazhe optimiste.

Tenori nga Kosova me famë ndërkombëtare  nga shtëpia e tij në Australi këndon këngën “O vendi im”.

Përgjegjësia e departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Histori Filologjisë  Lili Sula u bën apel studentëve që në këtë periudhë të vështirë të bëjnë më të mirën e tyre

Aktori i Teatrit Kombëtar Lulëzim Zeqja rrëfen se këto ditë është duke i kaluar shumë bukur me familjen, për shkak se i ka munguar kjo gjë.  

Violinisti i njohur Tedi Papavrami në këtë periudhë vetizolimi të njerëzve në mbarë botën, bën kuiz për miqtë e tij në rrjete sociale duke luajtur muzikën e filmit “Frankenstein junior”.