Artistët ngrenë peshë zemrat nëpërmjet rrjeteve sociale për të sjellë shpresë!

22 Mars 2020, 13:48 | Përditesimi i fundit: 2020-03-22 15:38:17

Prej dy javësh tashmë vendi ynë është bërë pjesë e hartës së shteteve të prekura nga virusi korona, që po rrit ndjeshëm numrin e viktimave edhe te fqinjët tanë. 

Mbyllja në shtëpitë tona, si masë parandaluese ndaj virusit ka ngrirë gjithçka, jetën sociale dhe atë kulturore. Megjithatë atë që nuk e bëjmë dot fizikisht, teknologjia na e ka mundësuar.  Afrimi dhe komunikimi, por edhe arti tashmë janë zhvendosur në botën virtuale, aty ku virusi nuk depërton dot. Artistët kanë vazhduar me thirrjet e tyre për të sensibilizuar njerëzit, por edhe për t'i dhënë shpresë atyre se bashkë do ia dalim.Balerinët e TOB, por edhe këngëtarë si Marsela Çibukaj kanë performuar këngë që përcjellin shpresë te të gjithe ne.