Artistët shqiptarë këndojnë “Hallelujah”, perlën muzikore të Leonard Cohen!

2 Qershor 2020, 16:58

Ndonëse, ditëve të karantinës për shkak të pandemisë COVID 19 gradualisht po u vjen fundi, artistët shqiptarë, brenda edhe jashtë vendit vazhdojnë, që të sjellin muzikë cilësore nga shtëpitë e tyre.

Kësaj here sopranoja Klodiana Brahimi bashkë me këngëtaren e muzikës së lehtë Klodiana Vatën interpretojnë këngën, “Hallelujah” e Leonard Cohen, e cila është cilësuar nga kritika ndërkombëtare, si një ndër perlat muzikore më të njohura.