Artistja vlonjate sjell Shëngjinin e bukur nëpërmjet fotove

24 Nëntor 2019, 19:30

SHËNGJIN- Bukuritë natyrore të zonës turistike të Shëngjinit janë sjellë përmes një ekspozite fotografike të çelur në galerinë e arteve në Lezhë. Artistja vlonjate Majlinda Zenelaj ka prezantuar 60 foto të realizuara me mjeshtri gjatë sezonit veror 2019.

Artistja Majlinda Zenelaj tha se Shëngjini e ka tërhequr në vazhdimësi, ndaj dhe vendosi që ta prezantojë këtë zonë përmes fotografive.

Unë besoj që çdo vend, ashtu si çdo njeri ka frymën dhe energjinë e vet. Shumë gjëra i kam mbajtur për veten time, por që t'i ndash ato me të tjerët është një gjë kaq e nevojshme. Të jep një kënaqësi pa masë, si kjo kënaqësi që po ndjej në këtë moment", tha Zenelaj.

Ekspozita fotografike e titulluar Energji Verore në Shëngjin, do të qëndrojë e hapur për vizitoret  rreth 2 jave.

    No videos found.