Artizani përballë COVID-19 me tingujt e lahutës: S'ka shitje, por jetojmë me ato që kemi pasur

9 Prill 2020, 15:03 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 15:04:28

 Makinën e ka shndërruar në një kioskë, ku shet lahuta dhe çifteli. "Gjëra luksi" i quan Ganiu nga Thumana, i cili rri dhe pret anës rrugës në këtë kohë karantine me shpresën se dikush do t'i blejë. Kjo është mënyra e tij e vetme e sigurimit të parave, çka e ka detyruar që të dalë çdo ditë, mes diellit, erës, pluhurit, zhurmës, edhe në këto kohë të vështira. Për mikrofonin e Report Tv, ai pranon se blerjet kanë rënë shumë dhe është i vetëdijshëm për këtë, por kjo nuk ia shuan shpresën.

"Nuk ka pasur shitje. Ka pasur shumë pak lëvizje. Ato që kemi pas po jetojmë, këto janë gjëra qejfi, nuk shiten tani. Ato kushtojnë rreth 50-70 mijë lekë të vjetra", tha ai për gazetarin e Report TV, Arsen Rusta.