''As 100 lekë s’kam, pimë ujë shiu”, historia rrënqethëse e nënës së divorcuar me dy vajza

9 Maj 2020, 09:53

Një zonjë që banonte në Kamëz u bë sot pjesë e programit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ajo rrëfeu historinë e saj vërtetë rrënqethëse dhe situatën dramatike ekonomike. Zonja ishte e divorcuar dhe me dy vajza tregoi se nuk ka asnjë të ardhur dhe se në momente të veçanta konsumon ujë shiu dhe ujë pusi. “ Kam frikë për vajzat, s’kemi as tualet . Vajzat nuk bëjnë dot detyrat dhe nuk më japin as ndihmë sociale” e mbyll telefonatën nëna e divorcuar në kushte mbijetese.