'As Gjermania s'ka kryer teste masive për COVID', ambasadori gjerman në Report TV: 'Zgjedhoren' mbylleni para qershorit, jepni sinjal Brukselit

8 Maj 2020, 21:20

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Peter Zingraf në një intervistë për Raport Tv në emisionin "Pa Protokoll" tha se klasa politike duhet ta shfrytëzojë mirë këtë periudhë kohe në lidhje me reformën zgjedhore dhe se para qershorit të ketë adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në mënyrë që të çojë një mesazh pozitiv në Bruksel. Zingraf tha se periudha e pandemisë la në plan të dytë dhënien e dritës jeshile për negociata për Shqipërinë, por kjo nuk është justifikim për të mos ecur para me reformat e rëndësime që kanë vlerë thelbësor për proceset integruese të vendit.