Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku ishte i dënuar me 25 vite burg. Sipas gazetarit, Elton Qyno Taullau dhe Ymeri janë të implikuar në atentatin e prokurorit Ndoja.
Kush është Viktor Ymeri? Ymeri prej vitit 1999 e deri para pak kohësh qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.