Ashpërsimi i Kodit Rrugor, qytetarët: Gjoba është e rëndë, por duhet të edukohemi

27 Shkurt 2020, 20:49

Ministria e Brendshme prezantoi propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor ku ajo që vihet re është rritja e gjobave për personat që konsumojnë alkool në timon dhe përdorin telefonat celularë gjatë drejtimit të makinës. Gjoba maksimale për konsumim alkooli shkon në 40 mijë lekë të reja dhe pezullim patente deri në 2 vjet, ndërsa përdorim i telefonit merr një gjobë  5 - 15 mijë lekë të reja dhe nëse shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit, vlera e gjobës dyfishohet deri në 30 mijë lekë dhe pezullimin patente për 3 muaj.