Asllani rrëfehet te Interi: Isha 2 vjeç kur erdha në Itali, s'e imagjinoja këtë! Shqiptari zgjedh numrin 14, e uron Perisic: Paç fat vogëlush

1 Korrik 2022, 11:40 | Përditesimi i fundit: 2022-07-01 15:21:37

Një emocion unik e ka përshkruar Kristjan Asllani kalimin nga Empoli te Interi. Mesfushori i kombëtares ka treguar për klubin zikaltër historinë e emigrimit të familjes së tij në Itali, ndërsa ka shtuar se pret me padurim që të bëjë debutimin.