'Asnjë pensionistë jashtë"! Policia nis aksionin në rrugë, dërgon të moshuarit në shtëpi

26 Mars 2020, 18:59

"Pensionistët të qëndrojnë në shtëpi, asnjë të mos u afrohet dhe asnjë sekondë jashtë". Ky ka qenë urdhri i prerë i kryeministrit Rama që apelon çdo ditë që kur Shqipëria u 'fut' në karantinë për shkak të koronavirusit. Një ditë më herët ai paralajmëroi policët që monitorojnë rrugët se kur të shohin pensionistët jashtë t'i kthejnë ato urgjentisht në shtëpitë e tyre.