Asnjë problem nga shirat e parë të vjeshtës në Kukës

23 Shtator 2020, 09:08

E ndërsa në qytetin e Kukësit, në mungesë të burimeve ujore dhe thatësirës, reshjet me intensitet të lartë kanë sjellë bereqet për këtë vend. Deri në këto momente nuk raportohet për probleme në këtë qytet. Reshjet ishin pozitive për rritjen e burimeve ujore në bazenet ujëmbledhëse të ujësjellësit dhe rritjen e Liqenit të Fierzës, aktualisht Fierza është në nivelin 277m, ndërsa furnizimi me ujë i banoreve të qytetit është 3 orë në dite nga10-20 minuta që ishte si pasojë e reshjeve gjatë verës.