Asnjë rast me koronavirus, pasagjerët e ardhur nga Italia: Shqiptarët nuk kanë frikë

3 Mars 2020, 15:16

Në pikat kufitare vijojnë kontrollet në kuadër të masave për koronavirusin. Në Portin e Vlorës mëngjesin e kësaj sotëm kanë mbërritur 211 persona me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë.

Në monitorim janë dy grupe me 6 mjekë në total dhe një personel të shtuar në kufi, ku të gjithë pasagjerëve iu matet temperatura dhe intervistohen. Pasagjerët shprehen se më shumë është krijuar panik sesa është situatë në të vërtetë, midis tyre ka edhe italianë të cilët thonë se gjendja në Itali paraqitet më e qetë.