Asnjë viktimë nga COVID në 24 orë, rritet numri i pacientëve në terapi intensive! 82 raste pozitivë

9 Korrik 2020, 10:44 | Përditesimi i fundit: 2020-07-09 15:11:27

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 82 raste të reja me koronavirus. Pavarësisht se sot nuk është raportuar vdekje, situata është e rëndë në spitalin infektiv. Sipas ministrisë, rastet janë duke u shtuar, ndërsa në spital janë 84 pacientë të shtruar, 11 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.