'Aspak i surprizuar,' De Biasi flet pas ndihmës me 30 mjekë dhe infermier

2 Prill 2020, 14:33

Gianni de Biasi, ish-trajneri i Shqipërisë që dërgoi kombëtaren në europian, ka folur për 'Gazzeta dello Sport', në lidhje me gjestin e Shqipërisë për të dërguar 30 mjekë dhe infermier përtej Adriatikut, në ndihmë të Italisë për të luftuar koronavirusin. De Biasi ka folur me superlativa për shqiptarët, ndërsa nuk është kursyer as për kryeministrin Rama. Sipas De Biasi-t, pas kalimit të koronavirusit, asgjë nuk do të jetë si më parë për shqiptarët në Itali.

I surprizuar- 'Absolutisht jo, por krejt e kundërta. Unë i njoh shumë mirë shqiptarët, mund të them me bindje se ata janë një popull i mrekullueshëm. Jam i nderuar që kam mik kryeministrit Rama, i cili është një person me profil shumë të lartë. Nga ana e tij dhe e gjithë Shqipërisë ka qenë një gjest shumë i madh bujarie për Italinë. Nuk jam i surprizuar sepse kjo është diçka tipike që shqiptarët e kanë në shpirt.'