Asteroidi ‘Apophis’ mund të godasë Tokën, përplasja vdekjeprurëse mund të ndodhë në vitin 2068

28 Janar 2019, 14:42

Sipas “The Sun”, Apophis, perëndia egjiptiane e kaosit dhe errësirës, mund të përplaset me Tokën. Asteroidi vrastar do të kalojë disa herë pranë tokës gjatë këtij shekulli, por kalimi më i rrezikshëm i tij do të jetë në vitin 2068.

Shkencëtarët rusë mendojnë se “Apophis”, emri i plotë “Apophis 99942”, mund të godasë tokën me shpejtësi 15,000 milje në orë. Ata janë të bindur se përplasja vdekjeprurëse e asteroidit do të ndodhë në vitin 2068. Megjithatë ende nuk është koha për panik. Sipas Nasa-s, “Apophis” ka mundësi 1 në 250.000 të përplaset me planetin tonë.

“Apophis” me diameter 370m është një prej atyre trupave qiellorë që kanë tërhequr interes publik qëkurse u zbulua në vitin 2004. Teknikat kompjuterike të përditësuara dhe të dhënat e reja, tregojnë mundësinë e një takimi me Tokën ndoshta dhe më herët, në 13 prill të vitit 2036. Shkëmbi i madh hapësinor, në vitin 2029 do të kalojë serish në më pak se një të dhjetën e distancës mes Tokës dhe Hënës, më afër se disa prej satelitëve tanë.

NASA fillimisht ka vlerësuar se energjia që “Apophis” do të lëshojë mbi tokë në rast impakti, është e barabartë me 1480 megaton, 114,000 herë me shumë se energjia e derivuar nga “Little Boy”, bomba atomike e lëshuar mbi Hiroshima. Astrofizikan në Universitetin e Belfastit, vlerësojnë se një sulm asteroid mbi tokë, është vetëm çështje kohe.