AstraZeneca gjen formulën për të rritur efikasitetin e vaksinës antiCOVID-19

28 Dhjetor 2020, 13:16 | Përditesimi: 28 Dhjetor 2020, 13:16

Grupi farmaceutik britanik AstraZeneca deklaroi se kishte gjetur  "formulën " për të përmirësuar efektivitetin e vaksinën së saj kundër COVID-19.

Laboratori britanik njoftoi në nëntor se vaksina  e tyre ishte mesatarisht 70 për qind efektive në provat klinike krahasuar me më shumë se 90 për qind për vaksinat nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna, të cilat të dyja janë autorizuar tashmë për përdorim në disa vende.

Rezultatet e provës klinike të ndërmjetme treguan ndryshime të mëdha në të dhëna për shkak të dy protokolleve të ndryshme: efikasiteti ishte 90 përqind për vullnetarët që fillimisht morën një  gjysëm dozë dhe më pas një dozë të plotë një muaj më vonë, por vetëm 62 përqind për një grup tjetër të vaksinuar dy doza të plota.

Rezultatet ishin kritikuar sepse injeksioni i një gjysmë doze ishte për shkak të një gabimi dhe një grup relativisht i vogël kishte ndjekur këtë protokoll. Kompania më pas njoftoi se vaksina e saj kërkonte "një studim shtesë".

Por Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, siguroi se vaksina e kompanisë siguronte "100% mbrojtje" kundër formave të rënda të Covid-19.

 "Ne mendojmë se kemi kuptuar formulën si të rrisim efikasitetin pas dy dozave".

Vaksina e Universitetit të Oksfordit / AstraZeneca pritet me padurim në Mbretërinë e Bashkuar sepse është relativisht e lirë dhe mund të ruhet në temperatura më normale ndryshe nga vaksina Pfizer / BioNTech e cila duhet të ruhet në -70 gradë.

Kjo e bën më të lehtë vaksinimin në shkallë të gjerë.

b.ha./Shqiptarja.com