'Ata njihen si mashtrues dhe provokues'! Ndeshja Tirana-Crvena Zvezda, ish-trajneri serb fyen shqiptarët

23 Gusht 2020, 21:43

Crvena Zvezda do të luajë në Tiranë të martën në orën 20.00 në stadiumin “Air Albania”, por nuk do të ketë tifozë.

Frika për vizitën në Shqipëri ka bërë që ata të kërkojnë mbrojtje dhe siguri vetjake, një ditë para ndeshjes zyrtare kundër Tiranës të vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Sipas ish-trajnerit të Zvezda-s dhe Serbisë, Milan Zivadinovic, shqiptarët mund të bëjnë provokime si në rastin e ndeshjes Shqipëri-Serbi në Beograd.

Ai është shprehur se futbollistët e Tiranës do të provokojnë lojtarët serb, pasi nuk kanë rrugë tjetër për të arritur qëllimin përfundimtar. Ish-trajneri i Zvezdës dhe i kombëtares serbe ka thënë se lojtarët duhet të interesohen vetëm për lojtarët dhe rezultatin, pasi sipas tij provokimi do të jetë i madh.

“Kjo ndeshje është e vështirë psikologjikisht dhe duhet të jenë sikur po luajnë në finalen e Kupës së Botës. Provokimet janë pjesë e tyre. Unë u them lojtarëve të Zvezda që të mos vihen në siklet në Tiranë, të jenë të vetëdijshëm për stemën e shenjtë dhe fanellën që ata veshin. Ata duhet ta kuptojnë këtë loja kundër Tiranës duhet të jetë po aq e rëndësishme për ta sa të luash kundër Real Madridit ", tha ish trajnieri serb.

Kur bëhet fjalë për provokime të mundshme, "Ziva" tha se ata duhet të jenë të kujdesshëm.

"Provokimet janë një pjesë integrale e folklorit të tyre! Ne nuk mund të ndikojmë në atë. Ata janë të tillë. Plus ata luajnë në shtëpi, ku do të ndjehen më të fortë se ç'janë. Ata gjithmonë kanë qenë provokatorë, sepse e dinë se ne jemi të ndjeshëm ndaj kësaj. Lojtarët e Zvezda ata duhet të jenë të zgjuar, të mos e lejojnë veten të kenë diçka të ngjashme me ta, si nga ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, apo ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës nga Kupa Botërore në Rusi ", shtoi ish-trajneri i Jugosllavisë për median serbe "Mondo".