"Ata që vodhën Shqipërinë janë fëmijët e Berishës, ku i gjetën paratë?'' Qytetarja llogari SPAK-ut!

11 Gusht 2020, 10:22

E dini pse në Shqipëri janë pensionet e ulëta? Sepse lekët dhe pasuritë e shqiptarëve janë vjedhur nga Sali Berisha dhe fëmijët e tij bashkë me Ilir Metën. Ishte kjo deklarata që një zonjë telefonuese bëri në emisionin e mëngjesit ”Shtypi i ditës dhe Ju”. Ajo u ndal tek mosveprimi i SPAK-ut dhe OFL që bën sekuestrimin e pasurive duke kërkuar që strukturat që u ngritën të dinë ku të kërkojnë drejtësi dhe ndëshkim e ndërsa ka renditur disa “bëma” që sipas saj janë bërë në këtë vend me dijeni të politikanëve.