Atalanta e Lajpcig bëjnë historinë, kualifikohen në çerekfinalet e Champions League

11 Mars 2020, 10:15 | Përditesimi i fundit: 2020-03-11 10:16:16

Atalanta dhe Lajpcig bëjnë historinë duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League. Bergamaskët lumturuan tifozët e tyre duke likuiduar Valencian pasi e fituan edhe ndeshjen e kthimit të 1/8 në Spanjë.

Në një Mestalla të boshatisur për shkak të frikës nga koronavirusi Atalanta fitoi 4-3 ndërsa ndeshjen e parë e kishte fituar 4-1. Heroi i mbrëmjes dhe njeriu i ndeshjes ishte Josip Ilicic i cili i shënoi të katër golat për ekipin italian. Dy golat e parë Ilicic i realizoi  me penallti në pjesën e parë ndërsa dy golat e tjerë në fraksionin e dytë në minutat 71 dhe 82. Për Valencian dygolësh realizoi Kevin Gameiro dhe një tjetër e shtoi Ferran Torres.Ndërsa Lajpcigu nxori jashtë Tottenhamin e Mourinhos. Lajpcig fioi 3-0 ndaj londinezëve në Gjermani në një ndeshje që u zhvillua normalisht me tifozë. Marcel Sabitzer shënoi një dygolësh fantastik në minutat 10-të dhe 21 ndërsa llogaritë i mbylli Emil Forsberg në fundin e takimit. Lajpcigu arrin mes tetë më të mirave në Champions duke bërë historinë ndërsa Tottenham finalisti i edicionit të kaluar duhet të kthehet në shtëpi./ Përgatiti Andi Kapxhiu