'Atdheu është një, çdo shqiptar është familja jonë', ndihmat ushqimore u shkojnë në derë familjeve në nevojë

28 Mars 2020, 21:23

Shpërndarja e pakove ushqimore, medikamente dhe çdo shërbimi tjetër po kryhet në çdo derë pensionisti dhe familjeje në nevojë në të gjithë vendin. Në mesazhin e kryeministrit Rama thuhet se puna  do të vazhdojë pa pushim, me mendje e me zemër  deri sa të dalim nga kjo luftë e egër që kërcënon qindra e mijëra jetë shqiptare.

Rama nuk ka lënë as pa thumbuar të gjithë ata kritikues që sot shajnë e mallkojnë se në fund të luftës do të tërhiqen nga fjalët e tyre.