Atentat Erion Hasanbelliut në Bruksel, prangoset në Vjenë Kasandro Noga! Ishte nisur për në Shqipëri

14 Qershor 2022, 14:56

Kasandro Noga i dyshuari se qëlloi me plumba pas shpine Erion Hasanbelliun, është arrestuar nga policia e Vjenës. Report Tv mëson se ai është lokalizuar në bashkëpunim me policinë belge dhe shqiptare. Noga u arrestua teksa po dilte nga shtëpia për të shkuar në aeroport dhe për të ardhur në drejtim të Tiranës.