Atentat me armë zjarri në Shkodër, mbeten të plagosur 2 vëllezërit Doçi, 23 dhe 30 vjeç! Lidhje familjare me 'trurin' e pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz! Identifikohet autori

20 Mars 2021, 22:54

Ende pa u mbyllur zhurma e vrasjes së paradites së sotme në Durrës ku u eliminua Mond Çekiçi, një tjetër atentat me armë zjarri është regjistruar në vend. Këtë herë fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Në Shkodër janë qëlluar me armë dy vëllezërit Hot dhe Marian Doçi, të cilët kanë mbetur të plagosur! Dy vëllezërit raportohet se i përkasin të njëjtës familje Doçi në Shkodër, e cila është e njohur edhe nga operacionet e OFL dhe mendohet se ka lidhje me krimin e organizuar.  Një familje e lakuar edhe për rrëmbimin e Jan Prengës, pasi janë djem xhaxhai me Gentian Doçin, njëri nga personat e shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës në Kamëz, i cili rezulton i shpallur në kërkim dhe nga autoritet italiane për trafik kokaine.