Atentat në Elbasan, vritet në makinë 26-vjeçari! Plagoset rëndë me plumb në kokë miku i tij

13 Dhjetor 2019, 20:27 | Përditesimi i fundit: 2019-12-13 23:04:28

ELBASAN- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Përparim të Elbasanit. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur viktimë Andi Zylyfi, 26-vjeç. Edhe pse 26-vjeçarit është tentuar ti jepet ndihma e shpejtë, ai mbërri pa shenja jete në spital. Ndërkohë nga të shtënat me breshëri ka mbetur i plagosur rëndë edhe Ardit Uruçi, 23-vjeç, banues në fshatin Përparim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në kokë dhe disa të tjerë në këmbë. Atentati ndaj tyre dyshohet për larje hesapesh mes bandash.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja bën me dije se të shtënat kanë ndodhur në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, pranë fshatit Përparim, ku ndaj dy të rinjve është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Të rinjtë kanë ne momentin që është qëlluar me breshëri ndaj tyre kanë qenë në një automjet.