Atentati i dështuar ndaj biznesmenit Dhima/ Gerta Matohiti hedh poshtë akuzat: Vëllai im ka qenë me mua në lokal, punon kamarier, kam 20 dëshmitarë dhe për burrin

23 Tetor 2020, 12:17

Gerta Matohiti motra e të arrestuarve Marjo Matohitit dhe gruaja e Grid Lenës, (njëri bashkëpunëtor dhe tjetri autor) ka hedhur poshtë akuzat për ta në lidhje me tentativën për vrasje të biznesmenit Andon Dhima.

Ajo ka thënë se në ditën dhe orën që ka ndodhur tentativa për atentat vëllai i saj ka qenë në një lokal me të duke punuar, pasi sipas saj është kamarier, ndërsa edhe për të shoqin thotë se po ashtu ka dëshmitarë që e kanë parë po në atë ambient.