Atentati me tre të vdekur, Artan Hoxha: Autorët studiuan me detaje lëvizjet e viktimave, bandat në Elbasan me lidhje politike

30 Dhjetor 2018, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2018-12-30 13:23:33

Mbrëmë në Elbasan u vranë tre persona me breshëri automatiku. Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha jep të tjera detaje për ngjarjen.

Intervista
Jo më larg se dje pasdite isha në studio për një ngjarje që kishte ndodhur në Elbasan dhe bëra një apel për një situatë që ka shkuar drejt një pike ngopje dhe do të përplasje dhe ngjarje si kjo e djeshmja. Elbasani në total nuk ka numër të madh vrasjesh në krahasim me qytetet e tjera apo vitet e mëparshme, por në Elbasan kanë një dinamikë tjetër me grupe që kanë kohë të gjatë në aktivitet. Ata kanë krijuar struktura të mirëorganizuara, të plotë dhe të ndara qartësisht. Kanë drejtuesin që merret me trafikun, me sigurinë e grupit, bëjnë detyra të qarta. Kanë njeriun që merret me goditjet, vendosjen e eksplozivit. Kanë hierarki dhe strukturë të qartë. Janë të aftë për të korruptuar në institucionet e zbatimit të ligjit, përpiqen që të jenë me partinë që vjen në pushtet.