Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, në pranga një tjetër person! Ndihmoi autorët të largoheshin

5 Maj 2020, 20:18 | Përditesimi i fundit: 2020-05-05 22:22:02

Pas hetimeve të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, është arrestuar një tjetër person si bashkëpunëtor në atentatin që iu bë makinës së prokurorit Arjan Ndoja, me të cilin udhëtonte dhe Aleksandër Laho i njohur me nofkën "Rrumi", një person i njohur për policinë shqiptare dhe shoferi Andi Maloku.

Në pranga u vendos Ariol Halilaj, 29 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Durrësm. Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas është bashkëpunëtori kryesor i autorëve të ngjarjes, pasi pas braktisjes së mjetit nga autorët, ky shtetas ka ndihmuar në largimin e tyre nga vendi ku braktisën mjetin me të cilin kryen krimin.

    No videos found.