TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar vetëm një pjesë të kërkesës së modeles Kejvina Kthjella duke i kthyer celularin, por jo makinën, ndërsa edhe llogaritë bankare do të vijojnë që të jenë të bllokuara. Makina e modeles ende konsiderohet si provë e vlefshme për hetimin. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Daniela Shkira tek Krimet e Rënda. Modeles iu sekuestrua telefoni nga prokuroria në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për zbulimin e autorëve të atentatit kundër prokurorit Arjan Ndoja.
Kejvina Kthjella, velinë në një emision televiziv, dhe tashmë modele rezultoi se kishte kontakte të shumta, telefonata e mesazhe me Redjan Rrajën, personin që u arrestua nga policia si një nga autorët e dyshuar të atentatit, ku pavarësisht provave bindëse për prokurorinë, 34-vjeçari ka mohuar të ketë lidhje. Kejvina Kthellës iu sekuestrua telefoni dhe u mor në pyetje si person që mund të ketë dijeni për ndonjë konflikt të Rrajës për shkak se komunikimet e saj kanë qenë të shpeshta, ndërsa mësohet se gjithçka është zbuluar pas ekzaminimeve në telefonin e 34-vjeçarit.Pavarësisht se në makinën e braktisur të autorëve u gjetën gjurmë gishtërinjsh në një palë syze të lëna në automjet, Redjan Rraja, i njohur si Dara i Fushë-Krujës, për shkak të profesionit të tij si stomatolog, deri më tani ka mohuar të ketë lidhje me atentatin. Nga atentati humbi jetën disa ditë pasi u plagos Andi Maloku, që ishte shoferi i prokurorit, ndërsa Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi i njohur si i forti i Sukthit mbetën të plagosur dhe dje, pas 18 ditësh dolën nga spitali.