Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, babai i autorit: Do jem polic në kapjen e djalit tim

14 Tetor 2020, 13:56 | Përditesimi i fundit: 2020-10-14 15:52:08

Arben Hasanaj, babai i Ilirjan Hasanaj autorit që dyshohet se i ka bërë atentat shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, ka deklaruar se do të jetë polic në kapjen e djalit të tij duke bashkëpunuar me drejtësinë.

Teksa i ka bërë thirrje djalit të dorëzohet por edhe gjithkujt që ka informacione për të që të ndihmojë drejtësinë, Arben Hasanaj ka deklaruar se me familjen e shefit të policisë bashkiake nuk kanë pasur kurrë konflikte, madje shtoi se gëzon një respekt të madh për to.

"Të dorëzohet në emrin tim. Do e përkrah do e mbështes e ta mbaj afër. I Ilutem me mish e me shpirt gjithkujt që e njeh dhe e dikton djalin tim të më njoftojë. Më bën nder. Unë nuk kam dijeni fare për djalin. Dy ditë para se të ndodhë ngjarja kam folur me të, e kam pas pranë, më ka dëgju dhe se imagjinoj pse ka ndodhur kjo punë.

Familja e Hasanaj jetojnë në një fshat më larg se ne. Ajo është familje e respektar, skemi pasur kurrë konflikte dhe asnjë lidhje me ta në kuptimin e keq të fjalës. Unë kam shumë respekt dhe është familje e mirë. Ka për të dalë e drejta tamam. Unë dua të gjej djalin. Unë mbështes policinë e shtetit. Unë kam qenë polic Kufiri dhe kam dalë në pension me dëshirë. Mua drejtori i policisë dhe të gjithë me rradhë do më kenë sikur jam në polici.

Djali është fëmija ime dhe shpirti im, duhet të vijë të japë  llogari. S'kemi lidhje me ta se janë në fshat tjetër na bashkon emri shqiptar dhe mbiemri i njëjtë. Mbrëmë kam ardhur nga Anglia. Djali sa kishte mbaru shkollën. I thashë që do konkurojë në akademinë e rendit. Aty kërkonte patentë, e mori, shkoi u regjistrua dha testin e parë e mori po prisnim përgjigjen e praktikës.