Atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake, zbardhet dëshmia e Ilirjan Hasanajt: Shkak një konflikt pronësie që e kam dëgjuar nga babai! Isha i dehur kur kam qëlluar

16 Tetor 2020, 11:58

Zbardhet dëshmia e 19 vjeçarit Ilirjan Hasanaj, autorit te atentatit ndaj kreut të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, Mentor Hasanaj, pasi është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e djeshme.

19 vjeçari ka deklaruar se e ka qëlluar Mentor Hasanajn për arsye pronësie, duke pasur parasysh një konflikt të vjetër që kishte dëgjuar nga babai i tij. Hasanaj më tej shton se në momentin që ka qëlluar drejt makinës së shefit të policisë ka qenë nën efektin e alkoolit dhe e ka bërë pa e menduar një gjë të tillë.