Atentati në Shkodër, shënjestra është ‘dronist’ i policisë! Gjenden 3 kallashnikovë! Dëshmia: U fshehëm pas makinës! S’kemi hasmëri

13 Mars, 15:17

Hetuesit dyshojnë se shënjestra e atentatit mbrëmë në Grudë të Shkodrës, ka qenë Gjergj Ndërshtiqaj, i cili për dy vjet ka qenë dronist në polici, dhe ka filmuar sipërfaqe të tëra në Dukagjin, disa prej tyre të mbjella me kanabis. Megjithatë, kjo është vetëm një pistë e hetimit, ndërsa po punohet për zbardhjen e saktë të ngjarjes, ku Gjon Nika dhe kunati i tij polic, Gjergj Ndërshtiqaj u shpëtuan për mrekulli më shumë se 80 plumbave kallashnikovi