Atentati tek "Uji i ftohtë" në Vlorë/ Historia e përlpasjes së bandave

17 Shkurt, 16:08

Armando Sulejmani ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur në muajin tetor të vitit 2017. Një histori e gjatë hakmarrjesh, që është përshkallëzuar në një bilanc tragjik vite më parë në atë që mbahet mend si "Masakra e Çoles". Dyshimet janë se krimi i sotëm lidhet me atentatet e mëparshme. 

Armando Sulejmanit i është bërë atentat edhe në vitin 2016, teksa hynte në banesën e tij në lagjen "Pavarësia", ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. "Çipuri" njihet si person me precedentë të shumtë penal. 42-vjeçari njihet nga policia si anëtar i bandës së Gaxhait. Ai ishte i dënuar me 20 vite burg për vrasje, ndërsa e ka fituar lirinë rreth 3 vite më parë.

Në një informacion paraprak për ngjarjen, policia tha se "një grup i posaçëm hetimor u ngrit menjëherë dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e ndalimin e personave të implikuar në ngjarje. Për shkak të hetimeve nuk mund të bëhen të ditura detaje të tjera".

Kategori të tjera

Shiko të gjitha