Atletico Madrid eliminon Liverpool-in nga Champions dhe kalon në çerekfinale, PSG përmbys Dortmundin

12 Mars 2020, 10:46

Në “Anfield Road” Atletico Madrid bën një mrekulli dhe eliminon Liverpoolin nga Champions League. Kampionët në fuqi kthehen në shtëpi që në fazën e 1/8.

Spanjollët e fituan “betejën” e kthimit 3-2 pas kohëve shtesë edhe pse Liverpooli ishte në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Ëijnaldum kaloi djemtë e Klopp në epërsi dhe më pas ndeshja shkoi në shtesë ku sërish Liverpool shënoi . Këtë herë ishte Roberto Firmino që në minutën e 94-të dyfishoi shifrat. Por Simeone kishte futur në fushë Marcos Llorenten dhe mesfushori do të shndërrohej në hero për Los Cholconeros. Ish-futbollisti I Realit arrin të shënojë një dygolësh në minutat 97-të dhe 106 duke mposhur portierin Adrian dhe ndryshon  fatin e takimit. Çdo gjë e vendos në fund sulmuesi Alvaro Morata dhe Atletico Madrid nxjerr jashtë Liverpoolin duke siguruar fazën çerekfinale.

Në çerekfinale kaloi edhe PSG. Francezët përmbysën humbjen 2-1 të ndeshjes së parë ndaj Borussia Dortmund duke fituar 2-0 përballjen e kthimit të luajtur pa tifozë për shkak të frikës nga koronavirusi. Golat e fitores u shënuan të dy që në pjesën e parë me autor brazilianin Neymar dhe spanjollin Bernat. Përfundon që në këtë fazë aventura e Haaland me shokë./Përgatiti Andi Kapxhiu