Atloparlante 'lëvizëse' në Tiranë me thirrje 'Rrini në shtëpi'

11 Mars 2020, 21:00

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për sigurinë e tyre dhe të gjithë komunitetit. Nga mbledhja e shtabit të emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ai i kërkoi Policisë Bashkiake që të vendosë qendra zëri në automjete ku të bëhet një thirrje qytetarëve për të qëndruar në shtëpi.