Atmosfera e festave te fundvitit ‘pushton’ Megatek! Mbi 67 mijë produkte për klientët

6 Nëntor 2020, 21:28

TIRANË - Magjike duket atmosfera në hipermarketin më të madh në vend, në Megatek që për vite me radhë e meriton të quhet qyteti festiv.

Kjo është periudha më e bukur e viti ku dëshira për të zgjedhur mes 67 mijë produkteve në harmoninë mbizotëruese të ndriçimit dhe dekorit festiv e bëjnë atë edhe më tërheqës pasi ky vit do të jetë ndryshe  për secilin nga ne duke na afruar më pranë njëri-tjetrit dhe familjeve tona.

Megatek vazhdon të jetë zgjedhja e preferuar e të gjithë shqiptarëve, misioni i të cilit ka qenë dhe vazhdon të jetë ofrimi i produkteve cilësore dhe me çmimin më të mirë në treg.

1. True Chrismas and New Year

2. Chrismas and New Year Fun

3. Sparkly season

4. Winter Escape

5. Magic Forest

6. Masquerade

7. Animal Kindom

8. Natyral Gift

9. Magic Event

“Hapja e qytetit festiv na afron sërish së bashku të rrethuar mes ngjyrave, ngrohtësisë sëndriçimit festiv dhe dekorit plot elegancë. Këtë vit kemi sjell trendin dhe ngjyrat më të bukura të tregut botëror, 50% më shumë zgjidhje se çdo vit tjetër. Prezantimi i 48 llojeve të ngjyrave në një kombinim perfekt, plot stil dhe harmoni, përcillen qartazi në sytë e klientit mes tematikave të krijuara nga arkitektët tanë plot emocion dhe dashuri. Larguam stresin e krijuar nga pandemia COVID-19, dhe i ofrojmë çdo familje shqiptare gëzimin, shpresën dhe ngrohtësinë që sjellin jo vetëm produktet e prezantuara në këtë qytet festiv por edhe artikujt  e ndriçimit, dekorit, mobilimit, kuzhinës dhe ngrohjes.

Këto muaj festiv do të jemi së bashku jo vetëm në Hipermarket, por edhe on-line me Live Video Chat, një shërbim i fundit që ju ofron komoditet për çdo zgjedhje tuajën direkt nga shtëpia dhe si gjithmonë transporti do të jetë FALAS dhe EXPRES, për një orë e gjysmë porosia do të vijë në shtëpinë tuaj”, u shpreh Rexhina.