Atmosfera në Elbasan para ndeshjes me Andorën, ja sa tifozë do të jenë në stdium

14 Nëntor 2019, 20:07

Prej më shumë se një orë tifozët kanë filluar të shfaqen në stadiumin Elbasan Arena ku do të luhet ndeshja eliminatore mes Shqipërisë dhe Andorës. Megjithse jo të shumtë në numër, në rrugë janë shquar flamurët kuq e zi.

Ndërkohë prej pak çastesh ka filluar edhe futja e tifozëve në stadium. Sipas burimeve në FSHF pritet që në këtë ndeshje të jenë afërsish deri në 4 mijë tifozë. Prej ditësh si FSHF, ashtu edhe trajneri i kombëtares kanë bërë thirrje që tifozët ti përkrahin në këtë 90 minutësh, pasi është konsideruar i rëndësishëm për rritjen mentale të kombëtares.