Aty ku grupi i armatosur i PD vrau Pjerin Xhuvanin, Basha nga Elbasani: Ne do të sjellim paqen dhe sigurinë pas 25 prillit! Askush nuk do t'ua vjedhë më votat

23 Prill 2021, 18:37

Pa asnjë lloj ndjesë për ngjarjen e rëndë  dhe asnjë pendesë shfaqur prej tij apo kërkim falje, Basha përmbylli ditën e sotme fushatën elektorale në Elbasan ku kërkoi votë pasive për PD-në më 25 prill, pasi sipas tij kjo është e vetmja parti që mund të sjellë ndryshimin dhe integrimin e vendit në BE.