'Audi' merr flakë në ecje në Qafë Thanë, shkak defekt në makinë

19 Shtator 2020, 15:12

Një makinë tip "Audi" me targa  667 TR është djegur ditën e sotme gjatë udhëtimit në Qafë Thanë. Makina  me drejtues Jorgen Sheganin nga Pogradeci ka marrë flakë për shkak të një defekti. Fatmirësisht nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.