Audioja në Whatsapp për koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë: Mesazh dashakeqës si ato që u përhapën për tërmetin

23 Shkurt 2020, 15:33

Një audio e shpërndarë në rrjetet sociale ka përhapur panik në Shqipëri, por Ministria e Shëndetësisë ka mohuar të jetë e vërtetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që të shmangin informacionet e rreme që në këto momente po përhapen për koronavirusin me qëllim rritjen e panikut. 

"Të gjitha informacionet që përhapen në rrugë jo zyrtare, në rrjete sociale, media, nuk duhet të merren në konsideratë pasi nuk referojnë situatën reale dhe dëmtojnë mbi të gjitha sigurinë publike duke përhapur panik të panevojshëm. Aq më pak duhen besuar mesazhe zanore dashakeqe, të sajuara dhe hedhur në qarkullim njësoj si ato të pak muajve më parë pas situatës së tërmetit.