Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një status në Facebook informon se prokuroria ka vendosur të mos fillojë hetimet për kryeministrin Edi Rama, pas kallëzimit të opozitës.
Kallëzimi i opozitës për Ramën, lidhet me deklaratën e kryeministrit në muajin maj pas publikimit të audio-përgjimit të Albert Veliut. Rama tha nga selia e PS se e kishte marrë përgjigjen e audio-përgjimit dhe nga ekspertiza kishte konstatuar se audioja ishte e montuar.
Petrit Vasili dhe Edmond Spaho, depozituan më 11 korrik një kallëzim në prokurori për Ramën, ku e akuzonin se kishte kryer veprën penale të “Veprime që pengojnë zbulimine e të vërtetës”.
Në vendimin e prokurorisë për të mos filluar hetimet thuhet se kryeministri Edi Rama nuk ka kryer vepër penale dhe se mungojnë elementët për këtë vepër. Sipas prokurorisë, kryeministri nuk ka prishur provat hetimore.
Vasili shkruan sot se:
Prokuroria i dorezohet perfundimisht krimit dhe i mbyll ceshtjen edi rames.
Prokuroria e dorezuar koke e kembe te krimi dhe qe pacipesisht denon me arrest gazetaret qe denoncojne te vertetat e medha.
Prokuroria qe therret kryetarin e partise demokratike per ceshtje ordinere.
Prokuroria qe mbulon provat ne audiopergjimin e agron xhafes.
Sot prokuroria pas kallezimit te opozites ndaj edi rames qe gjoja kishte kryer ekspertizen e audipergjimit ja mbylli pacipesisht sot ceshtjen.
Gazetaret ne burg edi rames i mbyllet ceshtja.
Prokuroria i mbylli me pare ceshtjen edi rames me nje falje me facebook kur i beri i beri thirrje policise te hiqte uniformat e te bente vota per rilindjen.
QYTETARE!!!
REFORMA NE DREJTESI ISHTE BURG PER JU DHE MBULIM I CDO ZULLUMI PER EDI RAMEN
TURP,TURP,TURP!!!
17:10/ Prokuroria s'hapi hetimet për Ramën/ Reagon Basha: Kësaj drejtësie do t'i vijë fundi shumë shpejt
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të mos filluar hetimet për kryeministrin Edi Rama, pas kallëzimit të opozitës për audio-përgjimin Babale 1. Basha thotë se në Shqipëri veprojnë 2 drejtësi, një për kriminelët dhe një për popullin. Kryedemokrati thotë se, kësaj drejtësie do t'i vijë shumë shpejt fundi.
Reagimi i plotë:
Prokuroria ka refuzuar të hapë hetimet për Edi Ramën, edhe pse ai mashtroi publikisht se kishte bërë ekspertizë private të audiopërgjimit, me qëllim të qartë që të mbronte një kriminel dhe për të ndikuar dhe kërcënuar organet e drejtësisë që të mos hetonin. Gjithashtu, sot, prokuroria ka refuzuar të marrë nën hetim Ardi Veliun dhe Taulant Ballën. Po sot, prokuroria ka lëshuar përmes mediave të pushtetit lajmin se Saimir Tahiri e ka të ligjshëm gjithë lluksin në të cilin jeton.
Është e njëjta prokurori që burgosi kuksianët, që burgos përditë njerëzit e thjeshtë për shkeljet më të lehta, që heton gazetarët kritikë dhe kundërshtarët politikë.
Në Shqipëri janë vendosur dy drejtësi: një për Edi Ramën dhe kriminelët dhe një tjetër për popullin. Edi Rama dhe kriminelët janë mbi ligjin, kurse mbi popullin ushtrohet dhunë duke abuzuar ligjin. Kësaj “drejtësie” do ti vijë fundi shumë shpejt!