Audiopërgjimi me gjyqtarin e Strasburgut, Denar Biba: Ledi Biankun e kam mik, biseda e manipuluar

28 Gusht 2018, 16:03 | Përditesimi i fundit: 2018-08-28 17:33:40

Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, në një konferencë për mediat, ka sqaruar një bisedë të publikuar në media, mes tij dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku. Biba ka thënë se biseda e publikuar në formën e audiopërgjimit, është e prerë dhe e manipuluar, duke u shkëputur nga konteksti për t’ja servirur ndryshe publikut.

I akuzuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha se shantazhoi gjyqtarin Bianku me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, për të ndikuar tek kryetari i Gjykatës së Strasburgut, Biba thotë se PD ka për detyrë ta publikojë bisedën të plotë. Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot nënkryetar, ka thënë se me gjyqtarin Bianku ka lidhje familjare, por në asnjë rast s’ka kërkuar ndikimin e tij në Strasburg.

Më ka thirrur Agaçi  dhe në pozicionin e ekspertit të asistoj zotin Niko Peleshin dhe përfaëqësuesë të tjerë të asistonim zotin Peleshi me njohuritë tona, në një grup zyrtar në Gjykatën e Strasburgut për të shtyrë afatin. Ky veprim kishte ndodhur edhe më herët, ne kemi qenë bashkë me Peleshin dhe me të tjerë ku në kafenenë e Gjykatës takoj mikun tim, Ledi Bianku.  Në atë bisedë fare miqësore s’bëhet fjalë për shantazhe, pasi ai është i pashantazhueshëm. Ai s’kishte gjë në dorë. Është e paimagjinueshme për mua. S’ka asgjë për mua, më pyeti për karrierën, unë e pyeta. I kërkova një mendim, më pyeti pse isha unë pjesë e e delegacionit. I dhashë të dhënat, më dha mendimin e tij. Më ka pyetur si ka shkuar karriera ime, i thashë që isha vendosur në KQZ. I kam thënë që me porosi të kryeministrit, zoti Agaçi më ofroi të vija. Biseda është transformuar dhe është prerë. Ky është një manipulim i pastër. Është e pamundur që dikush të shantazhohet megjithëse s’ka asgjë në dorë. Nuk mund të ndodhte. Mjafton të dalë biseda e plotë dhe e pacensuruar, dhe do kuptohet se ka qenë një bisedë mes dy miqsh, që diskutuan me njëri-tjetrin si do procedonte shteti shqiptar në këtë gjyq. Ta gjejë opozita të plotë audion e të dalë në konteksinë e saktë biseda. Në qendër të bisedës ishte fakti që unë kisha shkuar atje. Kush përfiton nga e gjithë kjo?

    No videos found.