Kryetari i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, mbajti një konferencë për shtyp sot, ku akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po kryen hetime edhe pse nuk i takon një gjë e tillë, duke iu referuar një materiali audio që PD pretendon se i përket një bisede ndërmjet vëllait të Fatmir Xhafës, Agron Xhafaj, dhe një trafikanti.
Vasili tha se prokuroria duhet ta marrë në pyetje si dëshmitar Ramën, që ka deklaruar se ka kontaktuar një kompani për këtë material dhe ka marrë përgjigjen se ai nuk është një material autentik.
Vasili i ftoi më 26 maj në protestë qytetarët, për të shprehur indinjimin për pandëshkueshmërinë e kryeministrit dhe radhiti një sër shkeljesh ligjore që sipas tij ka bërë Rama.